Ky trajner do ta drejtojë Trepçën në ndeshjet finale të “play-offit” - Gazeta Express
string(66) "ky-trajner-do-ta-drejtoje-trepcen-ne-ndeshjet-finale-te-play-offit"

Basketboll

Gazeta Express

10/05/2023 14:25

Ky trajner do ta drejtojë Trepçën në ndeshjet finale të “play-offit”

Basketboll

Gazeta Express

10/05/2023 14:25

Klubi i basketbollit Trepça e konfirmoi ndarjen me trajnerin e deritashëm, Engin Gençoglu përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Xehetarët” thanë se u ndanë me marrëveshje të dyanshme me trajnerin turk, ndërsa thuhet se trajneri i deritashëm kishte mospajtime me kryesinë e klubit, sidomos pas humbjes së thellë nga Peja në ndeshjen e dytë të “play-offit”, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkohë, mitrovicasit kanë njoftuar përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook se ekipin deri në fund të “play-offit” do ta drejtojë trajneri Ilir Selmani, i cili deri tash ishte pjesë e shtabit teknik.

Klubi Gjelbër e Zi e ka falënderuar trajnerin Gençoglu për kontributin e dhënë në “Minatori”.

Me të, Trepça e fitoi Kupën e Kosovës, ndërsa është në garë edhe për titull të kampionit.

Seria finale me Pejën është 1-1, ndërsa ndeshja e tretë do të luhet nesër mbrëma në Mitrovicë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement