string(100) "kyle-walker-ia-ben-bajat-joao-felixit-me-nje-fjale-ne-tunel-gjate-ndeshjes-se-milanit-kunder-napolit"

Kyle Walker ia “bën bajat” Joao Felixit me një fjalë në tunel gjatë ndeshjes së Milanit kundër Napolit

Futboll

Gazeta Express

01/04/2025 12:39

Mbrojtësi i djathtë i Manchester City, Kyle Walker, u transferua te AC Milan në formë huazimi gjatë merkatos së dimrit, ashtu si edhe Joao Felix, i cili kaloi nga Chelsea.

Walker duket se e kritikoi shokun e tij të ekipit, Joao Felix, me një koment të shkurtër gjatë ndeshjes së Serie A ndaj Napolit të dielën mbrëma.

Lexo Edhe:

34-vjeçari iu bashkua skuadrës italiane në huazim nga Manchester City dhe ka regjistruar 10 paraqitje për Rossonerët.

Megjithatë, gjërat nuk kanë shkuar siç ai mund të kishte dëshiruar, pasi Milan ndodhet aktualisht në vendin e nëntë në kampionat.

Të dielën, skuadra e Sergio Conceiçao u mposht 2-1 nga Napoli i Antonio Contes, pasi pësoi dy gola brenda 19 minutave të para në Diego Armando Maradona.

Një video e publikuar në internet tregonte një debat të ashpër mes Walker dhe Felix, teksa të dy ecnin në tunel përpara se të hynin në fushë.

Tifozët besojnë se Walker i tha portugezit: “Thjesht paso topin, askush këtu nuk është Lionel Messi.”

Felix, i cili iu bashkua Milanit në janar nga Chelsea, ka pasur vështirësi të tregojë formën e tij më të mirë në Itali, duke shënuar vetëm një gol në 11 ndeshje për skuadrën kuqezi.

Pavarësisht presionit, trajneri Sergio Conceiçao e ka lavdëruar eksperiencën e Walker.

“Ai është përshtatur shumë mirë,” tha Conceiçao në mars, kur u pyet për ndikimin e anglezit.

“Ka shumë përvojë, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Deri tani ka bërë gjithçka që i është kërkuar, është një profesionist fantastik dhe shpresoj që të vazhdojë kështu deri në fund.”

Ndërkohë, Felix është kritikuar nga mediat italiane dhe tifozët e Milanit, të cilët nuk e kuptojnë vendimin e Conceiçao për ta aktivizuar atë në vend të Rafael Leaos kundër Napolit.

Gazeta italiane La Gazzetta dello Sport e kritikoi ashpër këtë zgjedhje, duke shkruar:

“Conceiçao e futi Rafael Leao në fushë dhe loja ndryshoi tërësisht. Kjo është mësimi i kësaj historie: në Milanin aktual, nuk ka kuptim që Rafa Leao të jetë jashtë. Nuk ka kuptim që ai të mos luajë, veçanërisht nëse titullar është Joao Felix. Nuk është rastësi që Conceiçao e dërgoi numrin 10 për t’u ngrohur pas vetëm 20 minutash: ai tashmë e kishte ndryshuar mendjen.” /GazetaExpress/