Kylie Jenner, një nga emrat më të ndjekur në industrinë e bukurisë dhe rrjeteve sociale, është vënë në qendër të kritikave pas publikimit të një videoje promovuese për linjën e saj të kozmetikës, Kylie Cosmetics.
Në klipin e ri, pjesë e fushatës për rilansimin e koleksionit “King Kylie”, miliarderja 27-vjeçare shfaqet e prangosur në një ambient që ngjan me një qeli burgu, ndërsa pranë saj qëndrojnë dy burra të veshur me uniforma policie.
Koncepti, që synonte të krijonte një imazh provokues dhe dramatik, ka shkaktuar polemika të mëdha në rrjetet sociale.
Shumë përdorues të platformave X (ish-Twitter) dhe Reddit e kanë cilësuar videon si “të pasjellshme” dhe “të shkëputur nga realiteti”.
Ata kanë theksuar se përdorimi i elementeve që lidhen me burgun dhe dhunën policore për qëllime marketingu është thellësisht i papërshtatshëm, sidomos në një periudhë kur tensionet globale rreth abuzimeve të autoriteteve dhe protestat kundër dhunës policore janë ende shumë të ndjeshme.

“Është e pabesueshme që Kylie mendon se uniformat e policisë dhe imazhet e burgut mund të përdoren si trend mode. Kjo është mungesë totale ndjeshmërie”, shkroi një komentues në X.
Ky skandal ka sjellë ndër mend edhe një episod të vitit 2017, kur motra e saj, Kendall Jenner, u gjend në qendër të kritikave për një reklamë të markës Pepsi, ku ajo shfaqej duke i dhënë një kanaçe pije një polici gjatë një proteste.
Spot-i atëherë u akuzua për banalizimin e lëvizjeve sociale dhe u tërhoq menjëherë pas reagimeve.
Edhe këtë herë, shumë ndjekës e kanë quajtur videon e Kylie-t një “provokim të panevojshëm” dhe një përpjekje për të gjeneruar vëmendje përmes temave të ndjeshme.
Për më tepër, përdorimi i “estetikës së burgut” si element luksoz marketingu është parë si përçmues për njerëzit që realisht përballen me pasoja të rënda nga sistemi i drejtësisë penale.
Megjithatë, Kylie ka vazhduar të ndajë edhe materiale të tjera luksoze promovuese për koleksionin, duke e lidhur “King Kylie” me periudhën e saj të hershme të famës, kur u bë një figurë e fuqishme e botës së kozmetikës.
Por duket se, ndryshe nga synimi i saj për të rikthyer vëmendjen tek marka, kjo fushatë ka sjellë më shumë polemika sesa sukses. /GazetaExpress/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...