Kyrgios rikthehet në Australian Open - Gazeta Express
string(36) "kyrgios-rikthehet-ne-australian-open"

Sporte tjera

Gazeta Express

06/12/2024 10:08

Kyrgios rikthehet në Australian Open

Sporte tjera

Gazeta Express

06/12/2024 10:08

Nick Kyrgios ka përdorur renditjen e tij të mbrojtur për të siguruar një vend në shortin kryesor të Australian Open që zhvillohet në janar.

Kyrgios, 29 vjeç, nuk ka marrë pjesë në një Grand Slam që nga shtatori i vitit 2022, kur humbi në çerekfinalet e US Open. Australian Open nis më 12 janar.

Karriera e Kyrgios është ndërprerë nga një seri dëmtimesh në gju, këmbë dhe dorë gjatë dy viteve të fundit. Australiani nuk ka konkurruar që nga qershori i vitit 2023, por planifikon të rikthehet në aksion në turneun World Tennis League në Abu Dhabi nga 19-22 dhjetor.

Kyrgios, i cili humbi ndaj Novak Djokovic në finalen e Wimbledon 2022, pritet të marrë pjesë në turneun e tij të parë konkurrues në Brisbane International në fund të dhjetorit.

Ish-numri katër në botë, Kei Nishikori, është një tjetër lojtar që përdor renditjen e tij të mbrojtur për t’u rikthyer në Australian Open për herë të parë që nga viti 2021.

Advertisement
Advertisement
Advertisement