Lacazette mund të largohet nga Arsenali, e duan në Spanjë - Gazeta Express
string(56) "lacazette-mund-te-largohet-nga-arsenali-e-duan-ne-spanje"

Gazeta Express

15/04/2020 17:40

Lacazette mund të largohet nga Arsenali, e duan në Spanjë

Gazeta Express

15/04/2020 17:40

Sulmuesi francez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta dhe nga sezoni i ardhshëm mund të transferohet në Atletico Madrid

Alexandre Lacazette pritet të largohet nga Arsenali gjatë verës që vjen.

Sulmuesi francez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta për sezonin e ardhshëm, shkruan mediumi spanjoll “AS”, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, Lacazette mund të përfundojë në Spanjë.

Në fakt, interesim për të ka shfaqur Atletico Madridi.

Ai i ka edhe dy vjet kontratë me klubin nga “Emirates Stadium”, por 28 vjeçari nuk do t’i thoshte jo një transferimi të mundshëm në “Wanda Metropolitano”.

Njëjtë si Lacazette, nga Londra gjatë verës mund të largohet edhe sulmuesi tjetër, Pierre-Emerick Aubameyang. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement