Lajcak për Radojiçiqin: Duhet të japë llogari dhe s'ka imunitet, këtë BE e thotë edhe në takime bilaterale - Gazeta Express
string(103) "lajcak-per-radojiciqin-duhet-te-jape-llogari-dhe-ska-imunitet-kete-be-e-thote-edhe-ne-takime-bilaterale"

Lajcak për Radojiçiqin: Duhet të japë llogari dhe s’ka imunitet, këtë BE e thotë edhe në takime bilaterale

Lajme

Gazeta Express

29/06/2024 17:25

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është pyetur për faktin që Milan Radojiçoq po endet i lirë nëpër Serbi. Gërvalla ka thënë se s’dëshiron që të flasë vetë për një gjë të tillë dhe ka thënë se dëshiron të dëgjojë qëndrimin e Miroslav Lajcak dhe James O’Brien për një gjë të tillë, shkruan Gazeta Express.

Lajcak pasi ka marrë fjalën i ka kthyer përgjigje kryediplomates kosovare, duke thënë se ata që kanë kryer sulmin terrorist të 24 shtatorit duhet të japin llogari dhe s’ka imunitet për ta. Lajcak thotë se ky është pozicioni që BE e përsërit edhe në takimet bilaterale.

Lexo Edhe:

“Qëndrimi i BE-së është i qartë, ata që e kanë kryer aktet kriminale te 24 shtatorit duhet të japin llogari dhe s’kanë imunitet për ta. BE këtë e thotë edhe në takime bilaterale”, ka thënë Lajcak./Express/