Lajm i mirë për Kosovën: Benjamin Sesko nuk arrin të rikuperohet për ndeshjet e Sllovenisë në nëntor - Gazeta Express
string(99) "lajm-i-mire-per-kosoven-benjamin-sesko-nuk-arrin-te-rikuperohet-per-ndeshjet-e-sllovenise-ne-nentor"

Futboll

Gazeta Express

10/11/2025 17:40

Lajm i mirë për Kosovën: Benjamin Sesko nuk arrin të rikuperohet për ndeshjet e Sllovenisë në nëntor

Futboll

Gazeta Express

10/11/2025 17:40

Ylli i Sllovenisë dhe Manchester Unitedit, Benjamin Sesko nuk do të jetë pjesë e kombëtares për muajin nëntor dhe kështu nuk do të luajë ndaj kombëtares së Kosovës.

Kështu të paktën ka raportuar gazetari i afërt me Manchester Unitedin, Rich Fay, përmes platformës “X”.

Ai ka thënë se Sesko është larguar nga grumbullimi me kombëtaren e Sllovenisë, si pasojë e një lëndimi në gju.

Slloveni u lëndua në ndeshjen ndaj Tottenhamit të shtunën, duke u larguar nga fusha pas 33 minutash si zëvendësues.

Sesko kështu pritet të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Kosovës, që “Dardanët” e zhvillojnë në Ljubjanë ndaj Sllovenisë më 15 nëntor.

Kjo ndeshje është jetike për Kosovën në garën për një vend në play-off ose kalim direkt në Kupën e Botës të vitit 2026.

Momentalisht, Kosova është e dyta në grup me shtatë pikë nga katër ndeshje, tri më pak se Zvicra që është e para.

Sllovenia është e treta në grup me tri pikë. Suedia është e fundit me vetëm një pikë.

Me një pikë të fituar në ndeshjen ndaj Sllovenisë, Kosova e siguron play-offin, mirëpo ekziston shpresa që me një fitore në kryeqytetin slloven dhe një gabim të Zvicrës ndaj Suedisë, më 18 nëntor në Prishtinë të luhet një ‘finale’ për kualifikim në Botëror./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement