Homazhet për aktoren e njohur Margarita Xhepa, që u zhvilluan sot në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, përfunduan me nderimet e fundit për të. Trupi i pajetë i aktores, i cili ka dhënë frymën e fundit pas një dite të shënuar me rastin e 91-vjetorit të lindjes, u dërgua për në Varrezat e Sharrës për t’u prehur.
Margarita Xhepa, një nga ikonat e kinematografisë shqiptare, la pas një trashëgimi të pasur me qindra role të paharrueshme. Për gjatë karrierës së saj, ajo mori tituj nderi si “Nder i Kombit” dhe dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.Aktorja është kujtuar për angazhimin e saj në skenë, për pasionin dhe devotionin që ka pasur për artin. Margarita Xhepa do të kujtohet gjithmonë për rolet e saj të fuqishme dhe për ndikimin që ka pasur tek shumë breza të artdashësve shqiptarë.