string(66) "lapaj-padit-per-shpifje-agron-shehajn-ne-spak-e-ka-kerkuar-me-qiri"

Lapaj padit për shpifje Agron Shehajn në SPAK: E ka kërkuar me qiri

Shqiperi

Gazeta Express

01/04/2025 18:10

Drejtuesi i koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, ka paditur për shpifje në SPAK kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehajn.

Lapaj gjatë një fjale për media ka sqarkuar se Agron Shehaj duhet të shkojë në Gjykatën e Posaçme dhe të provojë se ai ka marrë para nga krimi, teksa i ka përfaqësuar si avokat.

Lexo Edhe:

Ai tha gjithashtu se Agron Shehaj e ka kërkuar këtë konflikt me këmbëngulje, pasi sipas Lapajt, ai nuk ka pasur interes të merrej me drejtuesit e partive të reja.

“Unë i kam dhënë kohë zotit Shehaj prej një muaji, por edhe vetes, për të reflektuar, sepse nuk e kam dashur këtë konflikt, sepse ai që fërkon barkun në këtë konflikt është Edi Rama. Por Shehaj e kërkoi me qiri, duke pretenduar se paskemi gjëra për të fshehur dhe frikë.

Unë nuk kam pasur frikë nga Edi Rama dhe Berisha, jo nga Agroni. Unë nuk kam dashur të krijojë një kurs konflikti mes të resë, por kush kërkon luftë, luftë do gjejë. Si ta kërkojë, ashtu do e gjejë. Sot po dorëzoj si akuzues i dëmtuar padinë pranë Gjykatës së Posaçme dhe Shehaj duhet të vijë këtu të provojë pretendimet.

Unë dhe asnjë familjar i imi nuk kemi asnjë metër tokë në Shqipëri. Ka pretenduar se unë kam përfaqësuar kompani të krimit të sekuestruara nga SPAK dhe unë kam marrë lekë nga këto kompani”, tha Lapaj.