Profesori universitar, Blerim Latifi, ka komentuar deklaratën e analistit Nexhmedin Spahiu se “do të luftonte nëse Shqipëria sulmon Kosovën”.
Ai ka cituar edhe Isak Njutonin, teksa shkroi në Facebook për një deklaratë të tillë.
“Do të thotë në studiot tona televizive diskutohet seriozisht edhe për një sulm të Shqipërisë ndaj Kosovës”.
“Përfundimisht Isak Njutoni ka pasë të drejtë kur ka thanë se ai mund të llogaris lëvizjen e yjeve, por jo edhe budallakun e njeriut”, ka thënë Latifi. /Gazeta Express