string(87) "latifi-duda-balje-eshte-analfabete-avokatja-e-ftoj-duda-baljen-qe-te-padisim-per-fyerje"

Lajme

Gazeta Express

04/04/2022 22:02

Latifi: Duda Balje është analfabete, Avokatja: E ftoj Duda Baljen që të padisim për fyerje

Lajme

Gazeta Express

04/04/2022 22:02

Profesori Blerim Latifi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se deputetja Duda Balje është “analfabete”. Për këto fjalë, avokatja Nora Huseinovic Veliu e ka ftuar deputeten që të vijë në zyrën e saj e të padisin Latifin.

“Një deputete e caktume që për mendimin tim mundohet të përfitojë. Shiko unë 5 vite kam punuar në Kuvend dhe shumicën aty i njoh në mendime. Dua të jem tërësisht i qartë. Në pikëpamjen time Dua Balje është një analfabete. Politike edhe juridike në kuptimin e plotë të fjalës. Por kjo është tjetër çështje”, ka thënë Latifi.

Lexo Edhe:

Avokatja i ka ndërhyrë Latifit dhe e ka ftuar Baljen që të paditë atë.

“E ftoj Duda Baljen të vijë në zyrën time dhe të ju padisë për fyerje”, shtoi ajo. /Gazeta Express/