Laura Fazliu ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Montpellier të Francës.
Ajo ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë, shkruan Gazeta Express.
Në garë për vendin e tretë, Fazliu mposhti portugezen Barbara Timo.