Lautaro Martinez në top formë – realizon edhe dy gola për Argjentinën - Gazeta Express
string(67) "lautaro-martinez-ne-top-forme-realizon-edhe-dy-gola-per-argjentinen"

Lautaro Martinez në top formë – realizon edhe dy gola për Argjentinën

Sport

Gazeta Express

30/06/2024 9:39

Argjentina ishte pa Lionel Messin sonte – por ata falënderuan Lautaro Martinez.

Sulmuesi i Interit u kritikua shumë për paraqitjet e tij të dobëta në Katar 2022, por ai tani është rikthyer në skenën ndërkombëtare dhe është duke ofruar super paraqitje.

Lexo Edhe:

Martinez doli nga pankina për të shënuar kundër Kanadasë, ishte super zëvendësues në fitoren 1-0 ndaj Kilit dhe tani ka gjetur sërish rrjetën.

Kundër Perusë, Lautaro Martinez realizoi dy gola. Martinez festoi duke vrapuar drejt kapitenit, Leo Messi dhe duke e përqafuar. Por nuk u ndal me kaq!

Sulmuesi siguroi fitoren me golin e dytë të natës dhe të katërtën e turneut minuta përpara finishit.

Tani ai drejton garën e Këpucës së Artë të Copa América mbi Darwin Nunez, Folarin Balogun, Maximiliano Araujo dhe Vinicius Junior.