string(85) "lazim-destani-takon-ambasadoret-shqiptare-te-akredituar-ne-emiratet-e-bashkuara-arabe"

Lazim Destani takon Ambasadorët shqiptarë të akredituar në Emiratet e Bashkuara Arabe

Maqedoni

Gazeta Express

23/04/2025 12:04

Filantropi dhe biznesmeni i njohur shqiptar, Lazim Destani sot në Dubai ka takuar ambasadorët shqiptarë të akredituar në Emiratet e Bashkuara Arabe. Destani nëpërmjet Facebook ka bërë të ditur se në zyrat e kompanisë në Dubai ka pritur për vizitë Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut Abdylkadër Memedi, Ambasadorin e Shqipërisë Ridi Kurtezi dhe Ambasadorin e Kosovës Xhabir Hamiti. Destani thekson se gjatë takimit kanë diskutuar edhe për tema me karakter ekonomik.

“Sot, në zyrat e kompanisë sonë në Dubai, pata nderin e kënaqësinë t’i pres për një vizitë miqësore Ambasadorët tanë të akredituar në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Abdylkadër Memedi, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Ridi Kurtezi dhe Ambasadorin e Republikës së Kosovës Xhabir Hamiti.

Lexo Edhe:

Krahas bisedave miqësore, gjatë këtij takimi zhvilluam diskutime edhe mbi tema me karakter ekonomik, pasi të shumta janë mundësitë për investime kapitale nga EBA në trojet tona, në Shqipëri, Kosovë e në Maqedoninë e Veriut.

Për vizitën e tyre kushtuar kompanisë sonë falënderoj Ambasadorët e nderuar, ndërsa i uroj për suksese gjithnjë në rritje në misionin e tyre diplomatik”, ka shkruar Lazim Destani në rrjetin social Facebook.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdestanilazim%2Fposts%2Fpfbid01HvyxsmKo3hUxn9C9HrENcyZeQCVzwxQ9wixwY2EVv4o1XEBCZx7MUESzj29Ekyzl&show_text=true&width=500