Liverpooli i kërkon 20 milionë euro për mbrojtësin kroat, i cili ka kontratë me “Reds” deri në vitin 2021
Lazio i është shtuar listës së klubeve të interesuara për Dejan Lovrenin, njofton e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.
Arsenali dhe Tottenhami po ashtu janë të interesuar për 32 vjeçarin.
Përfaqësuesi kroat është në kërkim të një eksperience të re, larg “Anfield Road”.
Liverpooli i kërkon 20 milionë euro për kartonin e veteranit të mbrojtjes.
Lovren ka kontratë me Barçën deri në vitin 2021.
Pasi është i lidhur ngushtë me “Reds”, duket se futbollisti nuk do të transferohet në një klub tjetër anglez.
Prandaj, nënkampioni i botës me Kroacinë mund të transferohet në Serie A. /Gazeta Express/