Abdixhiku: Nekibe Kelmendi simbol i qëndresës, edhe pas humbjes së burrit dhe djemve dha gjithçka për vendin - Gazeta Express
string(63) "ldk-ja-perkujtonnekibe-kelmenin-ne-13-vjetorin-e-vdekjes-se-saj"

Abdixhiku: Nekibe Kelmendi simbol i qëndresës, edhe pas humbjes së burrit dhe djemve dha gjithçka për vendin

Lajme

Gazeta Express

19/06/2024 21:39

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka postuar një video për figurën e Nekibe Kelmendit, një nga akterët e rëndësishëm në historinë e re të Kosovës, e të LDK-së.

“Në nderim të gruas qëndrestare, Nekibe Kelmendi (1944-2011), përkushtimi e ringritja e së cilës mbetet shembull për secilin prej nesh”, ka shkruar Abdixhiku.

Lexo Edhe:

Më 19 qershor të vitit 2011, u nda nga jeta ministrja e parë e Drejtësisë në Kosovën e pasluftës, Nekibe Kelmendi.

Gjyqtarja dhe avokatja, ishte bashkëthemeluese e Lidhjes Demokratike të Kosovës, krahë ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Jeta dhe vepra e Nekibe Kelmendit, nga bashkëpunëtorët dhe bashkëpartiakët, është cilësuar nga LDK-ja si një dëshmi e mahnitshme e qëndresës njerëzore përballë së keqes.