string(106) "ldk-mirepret-njohjen-nga-sudani-akt-i-rendesishem-rezultat-i-perpjekjeve-te-pandalshme-te-miqve-te-kosoves"

LDK mirëpret njohjen nga Sudani: Akt i rëndësishëm, rezultat i përpjekjeve të pandalshme të miqve të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

12/04/2025 22:52

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëprit njohjen e Kosovës nga ana e Sudanit, duke e cilësuar si akt të rëndësishëm i cili është dëshmi e fuqishme e ‘‘përkushtimit të vazhdueshëm të shteteve paqedashëse ndaj parimeve të lirisë, paqes dhe të drejtës së popullit të Kosovës për pavarësi’’.

Në komunikatën e LDK, kjo parti shpreh falënderimin për udhëheqësit dhe popullin e Sudanit për njohjen e Kosovës.

Lexo Edhe:

‘’Njohja nga Sudani përbën një moment të rëndësishëm për diplomacinë e Kosovës, duke dëshmuar besimin e ndërsjellë në parimet e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar’’, thuhet mes tjerash në komunikatën e LDK-së.

Komunikata:

Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret vendimin e shtetit të Sudanit për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ky akt i rëndësishëm është dëshmi e fuqishme e përkushtimit të vazhdueshëm të shteteve paqedashëse ndaj parimeve të lirisë, paqes dhe të drejtës së popullit të Kosovës për pavarësi.

LDK shpreh falënderimet e sinqerta për udhëheqësit dhe popullin e Sudanit në këtë vendim, i cili forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe hap rrugë të reja për zhvillimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.

Njohja nga Sudani përbën një moment të rëndësishëm për diplomacinë e Kosovës, duke dëshmuar besimin e ndërsjellë në parimet e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Ky moment shënon gjithashtu një kapitull të ri që vjen si rezultat i përpjekjeve të pandalshme të miqve ndërkombëtarë të Kosovës.

LDK riafirmon përkushtimin e saj për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, për thellimin e lidhjeve diplomatike dhe për avancimin e interesave strategjike të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. /GazetaExpress