string(93) "ldk-stermbushet-sheshi-ne-viti-abdixhiku-kycja-ne-autostrade-nga-gerlica-do-te-jete-prioritet"

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/02/2025 14:19

LDK: Stërmbushet sheshi në Viti- Abdixhiku: Kyçja në autostradë nga Gërlica do të jetë prioritet

Zgjedhjet

Gazeta Express

01/02/2025 14:19

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të madh në sheshin e Vitisë, dha zotimin e tij për kyçjen në autostradë të kësaj ane, më saktësisht në fshatin Gërlicë.

Madje sipas tij, ky do të jetë prioritet i qeverisjes së udhëhequr nga ai.

‘’Unë ju shpalosi programin politik, me 5 miliardë euro investime, me 5 miliardë euro buxhet e me 5% rritje ekonomike!Në këtë ambicie, zotohemi që garantojmë jetë të mirë në Kosovë.

Prandaj, në javën e parë, pra në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë – mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150’’, tha Abdixhiku.