LDK - VV problem me ndarje të ministrive, partia e Isa Mustafës kërkon të zgjedhë bllok - Gazeta Express
string(84) "ldk-vv-problem-me-ndarje-te-ministrive-partia-e-isa-mustafes-kerkon-te-zgjedhe-bllok"

Gazeta Express

02/12/2019 15:30

LDK – VV problem me ndarje të ministrive, partia e Isa Mustafës kërkon të zgjedhë bllok

Gazeta Express

02/12/2019 15:30

Çështja e ministrive si duket po ju sjell problem për arritje të koalicionit LDK-së e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.

Në parim dy partitë kishin vendosur që ndarja e ministrive të bëhet përmes parimit proporcional, një ministri e zgjedh njëra parti, pastaj tjera e zgjedh një ministri tjetër, mëson Gazeta Express.

Situata ka ndryshuar sot pas takimit që pati kryesia e LDK-së. Tashmë partia e Isa Mustafës, raportohet se është duke kërkuar që të shkelë këtë princip që njëra palë e zgjedhë njërën ministri pastaj tjetra.

LDK ka kërkuar që zgjedhja e ministrive të bëhet në mënyrë bllok.

Kujtojmë që tashmë takimi në nivel të liderëve LDK-VV momentalisht nuk po mbahet pasi që dy partitë thanë se do të shkojnë në pauzë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement