string(99) "le-pen-it-i-ndalohet-te-kandidoje-per-poste-publike-ajo-e-le-gjykaten-pa-e-degjuar-vendimin-e-plote"

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 12:40

Le Pen-it i ndalohet të kandidojë për poste publike, ajo e lë gjykatën pa e dëgjuar vendimin e plotë

Lajme

Gazeta Express

31/03/2025 12:40

Gjykata e Parisit e ka shpallur fajtore Marine Le Pen për përvetësim të fondeve të BE-së dhe asaj i është ndaluar me efekt të menjëhershëm kandidimi përt poste publike, raporton The Guardian, duke shtuar se ende nuk është mësuar kohëzgjatja e ndalimit.

Le Pen u largua nga gjykata para se dënimi të lexohej plotësisht.

Lexo Edhe:

Ajo shkroi në selinë e partisë së saj të ekstremit të djathtë në qendër të Parisit, pa thënë asnjë fjalë për gazetarët e mbledhur jashtë.

Marine Le Pen dhe 24 persona të tjerë nga partia e saj e ekstremit të djathtë, përfshirë zyrtarë partie, punonjës, eurodeputetë dhe asistentë, u gjykuan në nëntor të vitit të kaluar për akuzat se kishin marrë para nga Parlamenti Europian si pjesë e një skeme të supozuar me vende pune të rreme. Në vend që paratë të shpenzoheshin për stafin e BE-së, ata u akuzuan se i kanë përdorur për ta paguar stafin e partisë në Francë.

Parlamenti Europian vlerësoi se fondet e përvetësuara arrinin vlerën e rreth 7 milionë eurove.

Le Pen dhe të tjerët i kanë mohuar akuzat.

Prokurorët publikë kanë kërkuar që Le Pen të dënohet me një gjobë prej 300,000 eurosh, një dënim me burgim dhe t’i ndalohet mbajtja ose kandidimi për një post politik për pesë vjet.

Të premten, në një çështje që nuk e përfshinte Le Pen-in, Këshilli Kushtetues i Francës i dha një goditje asaj kur vendosi që politikanët mund të ndalohen menjëherë nga mbajtja e një posti nëse shpallen fajtorë për një krim.

Nëse ndalimi do të jetë pesëvjeçar, do të ishte e pamundur që ajo të merrte pjesë në garën presidenciale të vitit 2027 në Francë, përveç nëse procesi i apelimit do të përshpejtohej dhe ajo do të shfajësohej në kohë.