LeBron James ulet në tribunat bosh gjatë stërvitjeve të Lakers. Magjistarët e teknologjisë rikrijojnë një atmosferë euforie, sikurse të jenë mbledhur 20 000 spektatorë në Crypto.com Arena në Los Angeles, duke brohoritur derisa skuadra e tyre luan.
“Mbreti” merr kohën e tij. 37 vjeç, ai dominon skenën para, gjatë dhe pas çdo ndeshje. Ai sapo ka pësuar një lëndim të ri në karrierë dhe është duke punuar kundër kohës për t’u rikthyer dhe bashkuar Russell Westbrookut dhe Anthony Davisit në fushë.
Pasi që është bërë kampion me Lakers, LeBron ka një ëndërr në pritje: të luajë me djalin e tij, Bronny James në një ekip të NBA. “Natyrisht nëse kam shëndet dhe pak fat, ky do të ishte qëllimi i imë përfundimtar”, tha superylli i basketbollit.
Situata për momentin është pak e vështirë, por jo e pamindshme. Bronny, i cili luan në Syerra Canyon – njëra prej shkollave më të mira të mesme në Los Angeles – ka shkuar hapave të babait të tij dhe ka tërhequr disa skuadra të NBA dhe mund të jetë në “draft” për t’u përzgjedhur shumë shpejt.
Legjenda e NBA, Charles Oakley beson që LeBron mund të largohet nga Lakers para pensionimit.
“Ai është larguar dy herë, ai do të largohet përsëri. Ai definitivisht dëshiron që ta fitojë një tjetër kampionat para se të pensionohet. Ai ndoshta duhet të largohet nga LA që ta bëjë këtë. Nuk e di nëse do të jetë Cleveland. Mund të jetë një skuadër tjetër”, tha Oakley për Sirius XM, javën e kaluar.
LeBron James mund të luajë me djalin e tij Bronny?
Sa më herët që Bronny mund të jetë gati për të luajtur në NBA do të jetë vjeshta e vitit 2024, kur ai do ta përfundonte shkollën e mesme.
Kontrata e LeBron me Lakers skadon pas sezonit 2022/23, që lë një hapësirë një vjeçare që LeBron të jetë lojtarë i lirë dhe i mundëson Bronnyt që të luajë në NBA.
“Mendoj që ai do ta dëshironte këtë gjë”, tha shoku i LeBron nga Lakers, Danny Green. “Nuk e di nëse trupi i tij do të mund të luajë edhe tri vite. Nuk mendoj nëse ai dëshiron të luajë në NBA apo nuk do të mund të luajë në këtë nivel edhe pas tri viteve”.
LeBron është një nga lojtarë më pak aktiv i cili po garon me të tashmen dhe me historinë. Ai ka luajtur në 10 finale të NBA si Kareem Abdul Jabbar dhe është afër 12, siç bëri Bill Russell dhe Sam Janes 11, që kanë më se shumti finale në histori të ligës. “Mbreti” po ashtu fitoi tre tituj, shumë më larg se Russell 11 dhe është pas Michel Jordan me gjashtë dhe Kobe Bryen me pesë.
Por, ai ka një ëndërr familjare: për të luajtur me djalin e tij Bronny para pensionit. Koha është armiku më i keq i tij, por për “Mbretin” asgjë nuk është e shkruar. /GazetaExpress/