string(93) "legjenda-e-futbollit-lavderon-xhaken-e-perfshin-edhe-ne-formacionin-me-te-mire-ne-premierlige"

Sport

Gazeta Express

19/11/2022 14:49

Legjenda e futbollit lavdëron Xhakën, e përfshin edhe në formacionin më të mirë në Premierligë

Sport

Gazeta Express

19/11/2022 14:49

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer, ka zgjedhur formacionin më të mirë në Premierligë, duke u bazuar nga ndeshjet e zhvilluara deri para pauzës shkaku i Kupës së Botës.

Në formacionin e tij zuri vend edhe Granit Xhaka, i cili regjistroi paraqitje të shkëlqyera me Arsenalin në ketë pjesë të sezonit, shkruan Gazeta Express.

Golashënuesi më i mirë në histori të Premierligës dha nga një koment për secilin futbollist që e përfshiu në formacion.

52-vjeçari për Xhakën tha: “U kthye në formë nën [ Mikel ] Artetan, kur shumë, duke përfshirë edhe mua, menduam se koha e tij në Arsenal kishte mbaruar. Tregoi cilësi të shkëlqyera dhe me të vërtetë po e çon ekipin përpara”.

Ish-sulmuesi anglez e zgjodhi Mikel Artetan si trajnerin më të mirë.

/Gazeta Express/