string(91) "legjenda-e-interit-beson-se-inzaghi-do-te-ishte-zevendesuesi-ideal-i-guardiolas-te-man-city"

Legjenda e Interit beson se Inzaghi do të ishte zëvendësuesi ideal i Guardiolas te Man City

Futboll

Gazeta Express

06/04/2025 12:39

Legjenda e Interit dhe Italisë, Sandro Mazzola, beson se Simone Inzaghi do të ishte zëvendësuesi ideal i Pep Guardiolës te Manchester City: “Por shpresoj që të qëndrojë te Interi.”

Mazzola, fitues i Euro 1968 me Italinë, kaloi të gjithë karrierën e tij te Interi, duke luajtur për Nerazzurrët nga viti 1960 deri në 1977.

Lexo Edhe:

Ai shënoi 163 gola në 570 ndeshje me Interin, duke fituar katër tituj të Serie A dhe dy herë Ligën e Kampionëve.

Në një intervistë për SempreInter, Mazzola foli për të ardhmen e Inzaghit në “Stadio Meazza”, duke theksuar se trajneri italian ka potencialin për të pasuar Pep Guardiolën te Manchester City.

“Shpresoj dhe besoj që Inzaghi do të qëndrojë për shumë vite te Interi. Pastaj, nëse vazhdon të fitojë trofe, kush mund ta largojë?” – tha Mazzola.

“Më shumë sesa te Arsenali, e shoh Inzaghin si pasues të Guardiolës te Manchester City, por siç e thashë, shpresoj që të mbetet te Interi.”

Inzaghi është nën kontratë me Interin deri në vitin 2026, por klubi ka nisur tashmë bisedimet për të zgjatur qëndrimin e tij deri në 2028.

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, ka deklaruar kohët e fundit se rinovimi i Inzaghit është “një formalitet”.

Mazzola u pyet gjithashtu nëse Inzaghi mund të bëhet “Sir Alex Fergusoni” i Interit:

“Do të ishte e mrekullueshme nëse ndodh. Mund të ndodhë, por nuk i dihet kurrë. Në futbollin italian kjo është shumë e vështirë,” – u përgjigj ai.

“Është e vështirë të thuash se ku duhet të përmirësohet. Do të doja ta shihja se si del nga disa ndeshje të ndërlikuara, për të parë se si i zgjidh ato situata.”