L'Equipe: “Champions League, Europa League dhe Euro 2020 do të suspendohen” - Gazeta Express
string(70) "lequipe-champions-league-europa-league-dhe-euro-2020-do-te-suspendohen"

Gazeta Express

12/03/2020 16:39

L’Equipe: “Champions League, Europa League dhe Euro 2020 do të suspendohen”

Gazeta Express

12/03/2020 16:39

Serie A, Ligue 1, La Liga, NBA, MLS, të gjitha janë suspenduar për shkak të koronavrusit, rrugës për t’u suspenduar janë edhe Champions League, Europa League dhe Euro 2020. Nuk ka ndonjë njoftim ende për Premierligën dhe Bundesligën.

Siç qëndrojnë gjërat aktualisht, Kampionati Evropian 2020 do të zhvillohet në 12 shtete të ndryshme të Evropës dhe i gjithi ky turne do të fillojë më 12 qershor, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, pasi virusi Covid-19 është shpallur zyrtarisht pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, mediat botërore raportuan për mundësinë që EURO 2020 të shtyhet për në vjeshtë ose vitin e ardhshëm.

Sipas L’Equipe, “UEFA do të konfirmojë të martën se Euro 2020 do të shtyhet për vitin 2021 për shkak të COVID-19. Champions League dhe Europa League gjithashtu do të suspendohen”.

Derisa gjatë datës, UEFA e ka ftuar një takim urgjent të martën, më 17 mars, për të diskutuar dhe vendosur se çfarë do të ndodhë me ndeshjet e kampionateve vendore, kupave vendore, Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Kampionatit Evropian 2020 në lidhje me koronavirusin.

Shumë përfaqësues të klubeve kanë kërkuar që ndeshjet të suspendohen deri sa të përmirësohet situata, derisa tani sipas L’Equipe kjo edhe do të ndodhë.

Tashmë, shumica e ligave më të mëdha në botë, futboll e basketboll, janë supsenduar. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement