string(41) "leunit-sahitaj-perforcimi-i-ri-i-gjilanit"

Leunit Sahitaj, përforcimi i ri i Gjilanit

Sport

Gazeta Express

05/03/2024 20:44

Leunit Sahitaj është lojtari më i ri i Gjilanit.

Klubi gjilanas njoftoi këtë të martë për arritjen e marrëveshjes me mesfushorin ofanziv, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sahitaj është produkt i akademisë së klubit zviceran, Grasshopper, teksa si profesionist kishte debutuar te Schaffhauseni.

22-vjeçari ishte pa skuadër për një kohë dhe tani ka vendosur që të rikthehet përmes Superligës së Kosovës.

Njoftimi i plotë nga SC Gjilani:

“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Leunit Sahitaj.

22 vjeçari i lindur dhe zhvilluar në Zvicër është produkt i akademisë së njohur Grasshopper Club Zurich, ndërkohë që debutimin si lojtar profesionist e ka bërë te ekipi tjetër helvet FC Schaffhausen.

Sahitaj luan në pozitën e mesfushorit ofansiv dhe vjen t’i ndihmojë ekipit në objektivat që janë vënë para.

Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Sahitaj dhe i urojnë shumë suksese”. /Gazeta Express/