string(84) "leverkuseni-fiton-ndaj-augsburgut-e-shtyn-festen-e-bayernit-per-titullin-e-kampionit"

Leverkuseni fiton ndaj Augsburgut, e shtyn festën e Bayernit për titullin e kampionit

Sport

Gazeta Express

26/04/2025 17:48

Bayer Leverkuseni ka shtyrë festën e Bayern Munchenit për t’u shpallur kampion në Bundesligës.

Leverkuseni fitoi 2:0 të shtunën pasdite ndaj Augsburgut.

Lexo Edhe:

Kjo ndeshje i takoi javës së 31-të të elitës së futbollit gjerman.

Bayerni mund të shpallej kampion këtë fundjavë nëse Leverkuseni mposhtej nga Augsburgu. Por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Patrik Schick e realizoi golin e parë në minutën e 13-të. Golin e fundit e realizoi Emiliano Buendia në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te Leverkuseni.

Reprezentuesi i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, tek Augsburgu luajti deri në minutën e 55-të kurse bashkëlojtari i tij, Mërgim Berisha, mungoi për shkak të lëndimit.

Leverkuseni ka 67 pikë në vendin e dytë. Lider është Bayerni me 75 pikë.

Augsburgu renditet në pozitën e dhjetë me 43 pikë.