Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit ka promovuar sot logon e re të partisë. Logoja është shpërndarë për herë të parë nga faqa e Izet Mexhitit në Facebook.
Siç është bërë e ditur nga kjo faqe, logoja është dizenjuar nga Visar Isufi, nga Kosova. “Një falënderim i veçantë për dizajnuesin e logos tonë Visar Isufin nga Prishtina, Republika e Kosovës” ka shkruar Mexhiti.