Lëvizja për Bashkimi ka reaguar pas vderdiktit të Gjykatës Speciale e cila e dënoi ish -luftëtarin e Ushtrisë Clirimtare me 26 vjet burgim. Sipas LB’së, vendimet politike të një gjykate nuk mund ta ndërrojnë karakterin e një lufte
LB e ka quajtur dënim drakonik verdiktin e Speciales ndaj Mustafës.
“Që nga mënyra e krijimit, – nga presioni i jashtëzakonshëm ndërkombëtar mbi institucionet e Kosovës dhe mbi përfaqësues të saj, nga kërcënimi publik se “nëse nuk e formojmë ne, e formon Rusia në kuadër të OKB-së”, e deri te qëllimi i hapur i saj (“të dy palët fajtore” dhe “pajtimi i palëve”), – ka qenë e qartë se kjo gjykatë nuk do të ndajë drejtësi, por do të shpallë vetëm vendime politike. Kjo edhe ndodhi sot: thuhet në reagimin e LB.
Tutje Lëvizja për Bashkim, thotë se pa asnjë luhatje, që nga fillimi ka qenë kundër krijimit të kësaj gjykate, e veçanërisht jo para se ta marrë dënimin e merituar agresori dhe mekanizmat e tij, të cilët janë përgjegjës për shumë masakra të tmerrshme në Kosovë dhe për mijëra dhunime e për shkretimin e plotë të Kosovës.
“Lëvizja për Bashkim mbetet e paluhatur dhe e bindur thellë se, pavarësisht përpjekjeve të Serbisë e të një pjese të bashkësisë ndërkombëtare për ta njollosur atë, lufta jonë ka qenë e drejtë e çlirimtare!
Kryesia e Lëvizjes për Bashkim”
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...