Libra të rinj/ Letra për një kurorë mbretërore - Gazeta Express
string(45) "libra-te-rinj-letra-per-nje-kurore-mbreterore"

Libra të rinj/ Letra për një kurorë mbretërore

Arte

Gazeta Express

27/06/2024 14:10

Fondacioni “Ibrahim Rugova”, në vazhdën e veprimtarisë së vet botuese, këto ditë ka botuar librin, “Letra për një kurorë mbretërore” të shkrimtarit Zjenullah Rrahmani, ku janë përfshirë intervistat që ai ka dhënë për shtypin letrar e kulturor përgjatë viteve.

Libri është përgatitur për botim nga Xhavit Beqiri, i cili në tekstin “Në vend të parathënies…” shpjegon se “ky botim është një përmbledhje intervistash të Zejnullah Rrahmanit, të cilat, ndër vite, janë botuar në revistat letrare dhe në gazetat shqipe, kryesisht në Kosovë, shumica e të cilave tashmë nuk ekzistojnë. S’do mend, shumë lexuesve, veçmas të rinjve, ato as që u kujtohen. Ata, në rastin më të mirë, vetëm mund t’i kenë parë në sirtarë bibliotekash.”

Lexo Edhe:

Ky libër, siç shpjegon më tej Beqiri “nis me një tekst të Sabri Hamitit, Të heshturit që flet (me mbititullin Takimet tona), të botuar në faqet e kulturës së gazetës Rilindja, më 10. VIII. 1972. Edhe teksti vijues, Sheti në janar, si formë shkrimi, është një bashkëbisedim dhe është botuar, po ashtu, në gazetën Rilindja, më 12 shkurt 1975. Autor është Nexhat Halimi. Ndaj, mund të thuhet se intervista e parë klasike e Zejnullah Rrahmanit, e titulluar Romani ende s’e ka tradhtuar natyrën e vet, është ajo e realizuar nga Rexhep Shala, e cila është e botuar në revistën “Fjala”, më 1 mars 1984.

Zejnullah Rrahmani është autor i njohur e veprimtar i dalluar i Kosovës, i cili, siç thotë Beqiri “ si lexues e shkrimtar, autor e studiues është një emër i përvetshëm i një epoke letrare e kulturore, i një epoke të madhe që lidhet me ekzistencën e shkollës shqipe në Kosovë, me ekzistencën e Republikës së Kosovës! Madje, si një nga zërat më unikë të saj.”

/Gazeta Express