string(86) "lideret-boterore-dergojne-ngushellimet-per-kanadane-pasi-nje-veture-u-perplas-ne-turme"

Liderët botërorë dërgojnë ngushëllimet për Kanadanë, pasi një veturë u përplas në turmë

Lajme

Gazeta Express

27/04/2025 18:29

Një numër njerëzish janë vrarë dhe “shumë të tjerë” janë plagosur pasi një makinë u përplas në një turmë në një festival në Vankuver, thotë policia.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron thotë: “Pas tragjedisë në Vankuver, unë shpreh solidaritetin tonë me kanadezët dhe komunitetin filipinas”.

Lexo Edhe:

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, thotë se është i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga ngjarja. “Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit, familjet dhe të dashurit e tyre”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andriy Sybiha i dërgon ngushëllime popullit kanadez. “Ne në Ukrainë e dimë dhimbjen e humbjes. Zemrat tona janë për të dashurit e viktimave.”

Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke, Jan Lipavský thotë se vendi “dënon fuqishëm këtë akt të tmerrshëm dhune”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.