Liderët e BE'së dakordohen që von Der Leyen, Costa dhe Kallas t'i udhëheqin tri pozitat kryesore të bllokut - Gazeta Express
string(104) "lideret-e-bese-dakordohen-qe-von-der-leyen-costa-dhe-kallas-ti-udheheqin-tri-pozitat-kryesore-te-bllokut"

Liderët e BE’së dakordohen që von Der Leyen, Costa dhe Kallas t’i udhëheqin tri pozitat kryesore të bllokut

Lajme

Gazeta Express

27/06/2024 23:46

Liderët Evropianë kanë arritur marrëveshje për emrat e Presidentit të ardhshëm të Komisionit Evropian, Presidentit të Këshillit Evropian dhe Kreut të Politikës së Jashtme të BE-së.

Liderët e BE-së kanë përzgjedhur Ursula von der Leyen nga Gjermania për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian, shkruan Politico duke u thirrur në 6 diplomatë të BE’së.

Lexo Edhe:

Në një takim në Bruksel, udhëheqësit vendeve anëtare gjithashtu zgjodhën Antonio Costa nga Portugalia dhe Kaja Kallas nga Estonia për pozitat më të larta në Këshillin Evropian dhe Shërbimin e Politikës së Jashtme të BE-së,

Gjashtë negociatorë nga tre grupet politike kryesore të qendrës aprovuan von der Leyen, Costa dhe Kallas për këto pozita. Të enjten, liderët e tjerë mbështetën këto vendime.

Në fillim të javës, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ua bëri të qartë liderëve të tjerë se ishte e zemëruar për lënien jashtë të negociatave, duke marrë parasysh se grupimi i saj politik në Parlamentin Evropian është tani i treti më i madh pas zgjedhjeve të qershorit të BE-së. Në darkën e të enjtes, ajo abstenoi nga mbështetja për një mandat të dytë për von der Leyen dhe votuan kundër Costas dhe Kallas.

Tani, von der Leyen do të përballet një votë të vështirë në Parlamentin Evropian ku i duhet mbështetje nga shumica. Ky votim pritet të mbahet më18 korrik. Ndërsa për shefen e politikës së jashtme të BE’së votimi do të ndodhë në vjeshtë.