Gara mbarëkombëtare e basketbollit që zhvillohet ndërmjet klubeve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, e njohur si Liga Unike do të mbyll siparin e saj të këtij edicioni me një finale mjaftë interesante
Për titullin e më të mirit të kësaj gare sonte do të ballafaqohen dy skuadra kosovare, Vëllaznimi dhe Prishtinë.
Skuadra gjakovare e eliminoi Yllin në gjysmëfinale, ndërsa Prishtina e mposhti skuadrën nga Shqipëria, Bëslidhjen.
Ballafaqimi final, Prishtina-Vëllaznimi do të zhvillohet sonte nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...