Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Granit Begolli, Fatmir Limaj dhe Engjëll Bërbatovci.
Politikani i njohur kosovar, Fatmir Limaj ka treguar se pse është me Barcelonën, dhe shpalos ‘hobin’ e tij për historinë.
“Unë e shoh futbollin edhe në anën sociale. Unë jam me Barcelonën sepse është pjesë e Katalunisë, kemi pasur një situatë të njëjtë me ta”, tha ai.
Tutje, ai tha se historia e popujve i pëlqen shumë.
“Unë e kam dëshirë më i mësu historisë e çdo populli, më pëlqen kjo shumë, kam qejf me mësu kulturën e popujve të tjerë”, përfundoi ai.
Një qasje e re investimi me Next to Vala Mar Premium Në një treg imobiliar që evoluon vazhdimisht, investitorët...