Lirohet nga spitali legjenda e Liverpoolit, pasi doli pozitiv me koronavirus - Gazeta Express
string(75) "lirohet-nga-spitali-legjenda-e-liverpoolit-pasi-doli-pozitiv-me-koronavirus"

Gazeta Express

12/04/2020 11:39

Lirohet nga spitali legjenda e Liverpoolit, pasi doli pozitiv me koronavirus

Gazeta Express

12/04/2020 11:39

Legjenda e Liverpoolit Sir Kenny Dalglish, është liruar nga spitali, pasi kishte dalë pozitiv me koronavirus.

Dalglish, 69-vjeçari, u pranua në spital të mërkurën për mjekimin e një infeksioni me antibiotik intravenoz.

Atij i ishte bërë një kontroll rutinore për koronavirus dhe pas testimit, doli që ai është prekur nga Covid-19 edhe pse nuk ka shfaqur asnjë simptomë.

Ish-sulmuesi i Celtic dhe Skocisë tani po e merr veten në vetizolim në shtëpi.

“Shumë njerëz mendojnë se për mua u kujdesen më së miri për shkak të emrit, por çdo pacient në NHS trajtohet më së miri”, tha Dalglish për Sunday Post. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement