string(95) "listat-e-partive-per-zgjedhjet-e-9-shkurtit-keta-jane-kandidatet-qe-i-kane-ne-dhjeteshen-e-pare"

Lajme

Gazeta Express

12/12/2024 9:47

Listat e partive për zgjedhjet e 9 shkurtit, këta janë kandidatët që i kanë në dhjetëshen e parë

Lajme

Gazeta Express

12/12/2024 9:47

Partitë politike kanë pasur afat mbrëmë deri në mesnatë për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt. Pas mbylljes së afatit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se 28 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Më poshtë gjeni listat e kandidatëve për deputetë.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ishte i pari që publikoi listën e kandidatëve për deputetë të kësaj partie.

Në dhjetëshen e parë janë Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Doarsa Kica Xhelili, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Hykmete Bajrami, Imri Ahmeti, Sokol Haliti, Jehona Lushaku Sadriu dhe Anton Quni, raporton Express.

“Lista fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, e dorëzuar tashmë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!”, shkroi Abdixhiku.

Pas LDK’së, listën e kandidatëve për deputetë e publikoi edhe Lista e Koalicionit AAK – Nisma Socialdemokrate – Konservatorët – E30 dhe Ideal.

Listës i prin Ramush Haradinaj, pasuar nga Fatmir Limaj, Time Kadriaj, Ardian Gjini, Nuredin Lushtaku, Albana Bytyqi, Pal Lekaj, Bekë Berisha, Xhevahire Izmaku e Besnik Tahiri.

Më vonë, listën e publikoi edhe Partia Demokratike e Kosovës. Në krye të listës së kësaj partie është kandidati për kryeministër Bedri Hamza. Në dhjetëshen e parë janë edhe Memli Krasniqi, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Eliza Hoxha, Rrahman Rama, Bernard Nikaj, Sala Jashari dhe Abelard Tahiri.

Lëvizja Vetëvendosje e publikoi listën e kandidatëve në mesnatë. Listës i prin Albin Kurti, pasuar nga Glauk Konjufca, Donika Gërvalla-Schëarz, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari-Lila, Faton Peci dhe Shqipe Selimi. Kjo është dhjetëshja e parë e kësaj partie.

Edhe “Lista për Familjen” e publikoi listën e saj. Në dhjetëshen e parë janë Eman Rrahmani, Selim Pacolli, Gyltene Dërguti, Fatmir Smajli, Ferid Agani, Festina Kurteshi, Visar Korenica, Bejtush Gashi, Xheneta Sali Venhari, Asdren Bytyqi.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka bërë të ditur se 28 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Sipas një njoftimi për media, pas mbylljes së afatit zyrtar, në mesin e 28 subjekteve politike janë 20 parti politike, pesë koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Në mesin e subjekteve janë parti shqiptare, të komunitetit serb, dhe komuniteteve tjera më të vogla në Kosovë.

Lista e publikuar nga KQZ-ja

Parti politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS, LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS, SRPSKA LISTA, SRPSKI NARODNI POKRET, FJALA, PARTIA LIBRERALE EGJIPTIANE, NOVA DEMOKRATSKA STRANKA, INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS, SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA, KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ, Yenilikçi Türk Hareket Partisi, Jednstvena Goranka Partija (JGP), Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Srpska Demokratija, PARTIJA KOSOVSKIH SRBA, ZA SLOBODU PRAVDU I POSTANAK, PARTIA BALLI KOMBETAR DEMOKRAT SHQIPETAR, PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS, Kosova Adalet Türk Partisi.

Koalicione: Naša Bošnjačka Koalicija (Naša Inicijativa i Bošnjačka stranka), AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi intelektual – E- 30, Koalicioni për Familje, PDAK-LPB, Koalicija Vakat. Nisma Qytetare: Narodna Pravda, Opre Roma Kosova.

Kandidat i pavarur: Fatmir Bytyqi

KQZ-ja duhet t’i konfirmojë listat më së voni deri më 25 dhjetor.

Këto zgjedhje, do të jetë të parat të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.