string(110) "live-12-qarqe-12-yje-te-be-dhe-ne-ora-12-ps-cel-zyrtarisht-fushaten-elektorale-ne-sheshin-skenderbej-ne-tirane"

LIVE- 12 qarqe, 12 yje të BE dhe në ora 12, PS çel zyrtarisht fushatën elektorale në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

12/04/2025 12:39

Partia Socialiste çeli sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit me një tubim të madh në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke zgjedhur një datë dhe një orar me simbolikë të fortë: 12 prill, ora 12:00, si referencë ndaj 12 yjeve të flamurit të Bashkimit Europian.

Tubimi u zhvillua nën sloganin “Shqipëria 2030 në BE”, duke e vendosur integrimin europian në qendër të platformës politike të socialistëve për këtë fushatë.

Lexo Edhe:

Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama, pritet të mbajë fjalimin kryesor, ku do të theksojë jo vetëm domosdoshmërinë e një fitoreje të thellë elektorale, por edhe rëndësinë strategjike të një Shqipërie të integruar plotësisht në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.