Bjellorusia 2:1 Kosova
87′ Gol. Kosova e ngushton epërsinë e Bjellorusisë. Vedat Muriqi shënon nga penalltia.
78′ Një goditje me kokë nga Muriqi, por direkt e në portierin bjellorus.
76′ Shënon sërish Bjellorusia.
73′ Bjellorusia kalon në epërsi. Gabim i madh nga Kryeziu.
62′ Gabim në mbrojtje, por nuk përfiton Bjellorusia
55′ Gjuajtje fantastike nga Florent Muslija, por portieri kundërshtar bën pritje spektakolare.
54′ Zëvendësim te Kosova. Hekuran Kryeziu inkuadrohet në vend të Betim Fazlijit.
53′ Bersant Celina gjuan, por goditja e tij përfundon shumë pranë portës.
52′ Muslija gjuan nga goditja e lirë, por pret portieri bjellorus.
50′ Ermal Krasniqi e provon goditjen nga distanca, por gjuan mbi portë.
49′ Goditje e fuqishme nga Pocherov, por pret Aro Muric.
46′ Zëvendësim te Kosova. Edon Zhegrova inkuadrohet në lojë në vend të Ibrahim Dresevic.
Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë. Kosova kishte dominimin e ndeshjes e edhe rastet, por goli nuk u arrit.
45′ Dy minuta lojë shtesë.
42′ Ndërhyrje decizive nga kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.
41′ Një goditje e bukur nga Bersant Celina, por e cila përfundon jashtë porte.
40′ 40 minuta lojë. 60-40 posedimi për Kosovën, e cila po e dominon ndeshjen deri më tani.
30′ Mundësi e mirë për Bersant Celinën, por gabon në pasimin e fundit.
25′ Zëvendësim te Kosova. Paqarada nuk mund të vazhdojë. Në vendin e tij ka hyrë Ermal Krasniqi.
22′ Lëndohet Leart Paqarada.
19′ Harkim i bukur nga Rrudhani, por nuk e gjen kokën e Vedat Muriqit.
14′ Vedat Muriqi provon nga një distancë shumë e largët, por gjuajtja lë shumë për të dëshiruar.
9′ Aksion i bukur i ndërtuar nga Rrudhani, por ky i fundit nuk pason si duhet në fund.
6′ Mundësi e mirë për Rrudhanin, i cili asistohet nga Muriqi, por gjuan jashtë
1′ Menjëherë rast i mirë për Bjellorusinë, por shpëton mirë Kosova.
Starton ndeshja.
Në një lidhje direkte në T7, ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj u shpreh se Kosova sot e ka të domosdoshme fitoren, teksa tha se e rëndësishme fitorja sonte është edhe për vazhdimësinë e trajnerit Alain Giresse në stolin e “Dardanëve”.
“Pikësëpari pres fitore të domosdoshme. Jemi favoritë në këtë ndeshje, nuk ka diskutim aty. Është një ndeshje që duhet ta fitojmë gjithsesi nëse pretendojmë të jemi në garë. Kam pritur më shumë. E kam thënë edhe më herët që ky grup ka qenë shumë i volitshëm dhe ka qenë një rast i mirë sidomos për vendin e dytë. Na ka penalizuar sidomos ndeshja kundër Andorrës. I kemi humbur dy pikë shumë të rëndësishme aty. Mendoj që sonte është një ndeshje shumë e rëndësishme për ekipin, por edhe për trajnerin. Nëse nuk arrin sonte fitore mendoj se do të jetë vështirë të vazhdohet, por të shikojmë se si rrjedhin gjërat. Por sot dihet se jemi favorit dhe nuk duhet të bëhet hap prapa”, tha Rashkaj.
Janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja ekipeve.
Kosova ka bërë një ndryshim në formacion. Milot Rashica i lënduar është zëvendësuar nga Donat Rrudhani.