– Përfundon ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova regjistron fitore ndaj Qipros me rezultatin 5:1.
89′ Dy zëvendësime te Kosova – largohen Hadërgjonaj dhe Muslija, inkuadrohen Krasniqi dhe Emërllahu.
84′ GOOOL! Vedat Muriqi shënon përsëri, Kosova po udhëheq me rezultatin 5:1.
81′ Zëvendësim te Kosova – largohet Zeneli, inkuadrohet Rashica.
81′ Valentin Roberge shënon për Qipron, rezultati momental 4:1.
74′ Sërish goditje nga këndi për Kosovën.
73′ Florent Muslija rrezikon me një goditje të bukur nga distanca, por intervenon portieri Panayi, i cili e dërgon topin në korner.
68′ Korneri i radhës për Kosovën.
67′ Artymatas tenton nga distanca, por topi shkon larg portës.
65′ Mirlind Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë.
64′ Dy zëvendësime te Kosova – largohen Rrahmani dhe Rashani, inkuadrohen Bytyqi dhe Dresevic.
59′ Dy zëvendësime tjera te Qipro – largohen Kastanos dhe Tzionis, inkuadrohen Papoulis dhe Gogic.
58′ Muriqi tenton më kokë, por topi përfundon jashtë.
57′ Goditja e Rashanit përfundon pranë portës.
52′ GOOOOL! Shënon Vedat Muriqi, Kosova po udhëheq me rezultatin 4:0.
49′ Kastanos provon, por pret Ujkani.
47′ GOOOL! Kosova shënon për 3:0. Elbasan Rashani autor i golit.
– Dy zëvendësime te Qipro – largohen Loizou dhe Kyriakou, inkuadrohen Christofi dhe Charalampous.
– Fillon pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”.
– Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 2:0 në të mirë të Kosovës.
45+1′ GOOOOL! Donat Rrudhani e dyfishon epërsinë e Kosovës në 2:0.
+3 minuta lojë shtesë.
43′ Artymatas ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes në Zenelin.
40′ Sërish Panay ia mohon golin Kosovës, pret një goditje me kokë të Muriqit.
34′ Rast i mirë për Rashanin, por pret portieri kundërshtar, Panayi.
30′ Tenton Muriqi, por reagon portieri kundërshtar.
28′ Zeneli nuk ia del të gjej rrugën për te goli.
22′ GOOOL! Kosova kalon në epërsi 1:0, Florent Muslija shënon gol të bukur.
20′ Nuk sjellë asgjë as korneri i dytë i Kosovës.
16′ Muslija shkakton ndërhyrje të palejuar në Kastanosin.
15′ Muslija provon me një goditje nga distanca, por pa sukses.
13′ Muriqi gjuan me kokë, topi përfundon jashtë.
Legjenda Fadil Vokrri nuk harrohet nga tifozët, kujtohet sërish në minutën e 9 me ndezjen e dritave.
9′ Zeneli nuk gjuan brenda zonës, provon pasimin te Rashani – por pa sukses.
6′ Korneri i parë i Kosovës kalon pa rrezik për portën kundërshtare.
1′ Rast i mirë shënimi për mysafirët, Ujkani e mohon golin e Loizout.
– Fillon ndeshja.
– Koha për intonimin e himneve të dy shteteve.
– Gjithçka gati për të filluar sfida në “Fadil Vokrri”
Formacionet zyrtare:
Kapiteni Amir Rrahmani është kthyer nga lëndimi dhe starton sonte, teksa nga fillimi do të luajnë edhe Arbër Zeneli e Samir Ujkani.
Në vend të Ibrahim Dresevicit është vendosur Betim Fazliji, kurse Alain Giresse sonte ka vendosur të luajë nga fillimi edhe me Mirlind Kryeziun, i cili ka zënë vendin e Fidan Alitit.
Kombëtarja e Kosovës sonte do të zhvillojë ndeshjen e fundit për këtë edicion në Ligën e Kombeve.
Kosova është e dyta në Grupin 2 të Ligës C me 6 pikë, një më shumë se Irlanda e Veriut dhe kundërshtari i sontëm – Qipro, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Verdhekaltërve ju mjafton një barazim për ta siguruar statusin e anëtarit të Ligës C edhe në edicionin e ardhshëm, por ata synojnë të fitojnë në ndeshjen që do të fillojë në orën 20:45.
Gjendja në grup:
/Gazeta Express/