string(23) "live-zvicra-11-kosova-2"

Sport

Gazeta Express

18/11/2023 21:25

LIVE: Zvicra 1:1 Kosova

Sport

Gazeta Express

18/11/2023 21:25

Përfundon ndeshja: Zvicra 1:1 Kosova.

+4 minuta lojë shtesë.

Lexo Edhe:

87′ Zëvendësim te Kosova; largohet Zyba, hyn Hajrizi.

84′ Dy zëvendësime te Zvicra; largohen Shaqiri dhe Comert, inkuadrohen Steffen dhe Ugrinic.

82′ GOOOOOL! Kosova barazon rezultatin përmes Muhamet Hysenit.

76′ Zakaria ndëshkohet me karton të verdhë.

75′ Dy zëvendësime te Zvicra; largohen Okafor dhe Vargas, inkuadrohen Amdouni dhe Ndoye.

73′ Zëvendësim te Kosova; largohet Hadërgjonaj, hyn Hyseni.

66′ Zëvendësim te Zvicra; largohet Freuler, hyn Aebischer.

66′ Zëvendësim te Kosova; largohet Berisha, hyn Korenica.

65′ Okafor shënon për Zvicrën, por sërish goli anulohet për pozitë jashtë loje.

59′ Zakaria provon nga distanca, por pret Bekaj.

58′ Xhaka ndëshkohet me karton të verdhë.

55′ Zvicra shënon sërish përmes Freulerit, por goli anulohet për shkak të pozitës jashtë loje.

47′ Zvicra kalon në epërsi 1:0 me golin e Vargas.

Fillon pjesa e dytë.

Dy zëvendësime te Kosova; largohen Rashani dhe Bytyqi, inkuadrohen Zeqiri dhe Kastrati.

Mbyllet baras dhe pa gola pjesa e parë.

+1 minutë lojë shtesë.

38′ Rashani gjuan me kokë, topi shkon shumë pranë portës.

29′ Rashani ndëshkohet me karton të verdhë.

26′ Bekaj pret një goditje të Shaqirit.

17′ Freuler lëshon rast të artë shënimi.

17′ Bytyqi ndëshkohet me karton të verdhë, pas protestave ndaj gjyqtarit.

14′ Vargas provon sërish, por pret Bekaj.

6′ Dalje e pasigurt e Bekajt, rasti nuk shfrytëzohet nga vendasit.

5′ Zvicra rrezikon e para, Vargas i afrohet golit me një gjuajtje nga distanca.

Gjithçka gati. Nis sfida mes Zvicrës dhe Kosovës.

Koha për intonimin e himneve të dy shteteve.

Edhe ish-përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, i pranishëm në stadium.

Pritje e ngrohtë për futbollistët e Kosovës nga tifozët shqiptarë të pranishëm në stadium.

Portieri Visar Bekaj do të regjistrojë sonte paraqitjen e parë zyrtare me Kombëtaren e Kosovës.

Fidan Aliti mban shirtin e kapitenit sonte te Kosova.

Tashmë janë zbuluar edhe formacionet zyrtare për këtë përballje nga të dy ekipet kombëtare. Te Kosova ka ndryshime të mëdha në formacionin e titullarëve.

Përveç Vedat Muriqit, që u lëndua në ndeshjen ndaj Izraelit, sonte mungojnë edhe Arijanet Muric, Milot Rashica dhe Ermal Krasniqi.

Formacionet zyrtare:

Formacionet zyrtare:

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” do të takohen me Zvicrën në “St. Jakob-Park”, me ndeshjen që do të luhet nga ora 20:45, shkruan Gazeta Express.

Matematikisht Kosova është ende në garë për kualifikimin historik, andaj ndeshja e sontme do të jetë e rëndësisë së madhe.

Kosovës i nevojitet vetëm fitorja ndaj Zvicrës, për të mbajtur gjallë shpresat dhe që gjithçka do të vendosej pastaj në xhiron e ardhshme, që është edhe e fundit në Grupin I.

Por, edhe “Helvetikët” synojnë vetëm fitoren sonte, për të siguruar një vend në Evropianin e ardhshëm.

Renditja në grup:

UEFA ka caktuar gjyqtarë portugezë për të ndarë drejtësinë në këtë sfidë.

Antonio Nobre do të jetë gjyqtari kryesor, kurse Paulo Bras dhe Pedro Martins do të jenë ndihmësit e tij.

Andre Narciso është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.

Në dhomën e VAR-it do të jetë Tiago Martins, bashkë me asistentin e tij, Fabio Oliveira Mel

/Gazeta Express/