Liverpooli ka marrë një fitore të madhe si mysafir i Leicester Cityt, duke iu afruar edhe më shumë titullit të 20-të kampion në elitën e futbollit anglez.
Të besuarit e Arne Slot fituan minimalisht prej 1-0 ndaj Leicesterit, me një gol të vonshëm.
Golin e fitores për “The Reds” e shënoi Trent Alexander-Arnold në minutën e 76-të të ndeshjes.
Me këto tri pikë, Liverpooli shkon në 79 pikë, 13 më shumë se Arsenali në vendin e dytë.
Në anën tjetër, pikëllimi i ka kapluar tifozët e Leicesterit, pasi klubi i tyre bie nga Premierliga, vetëm pas një sezoni.
Leicesteri është i 19-ti në tabelë me 18 pikë të tubuara në 33 ndeshje të këtij sezoni.
Së bashku me Leicesterin në Championship zyrtarisht ka rënë edhe Southamptoni, që ka vetëm 11 pikë.
Emri i tretë që mund t’u bashkohet është Ipsëich Toën – aty ku luan edhe Arijanet Muric – që ka 21 pikë./GazetaExpress/
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...