Alexander Isak është lidhur me një largim të mundshëm nga Newcastle United.
Sipas raportimeve, Liverpool mund të përdorë dy lojtarë në një marrëveshje shkëmbimi për të siguruar shërbimet e Isak nga Newcastle United.
Liverpool pritet të jetë aktiv në afatin kalimtar të verës, pasi vitin e kaluar solli vetëm Federico Chiesa. Ndërkohë, emra si Darwin Nunez, Diogo Jota dhe Luis Diaz janë përfolur për një largim nga Anfield.
Gjithashtu, Trent Alexander-Arnold raportohet se është pranë një transferimi të lirë te Real Madrid, ndërsa kontratat e Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk skadojnë në verë.
Për këtë arsye, “The Reds” janë lidhur me disa lojtarë si Isak, Milos Kerkez dhe Jeremie Frimpong.
Newcastle thuhet se kërkon të paktën 150 milionë funte për Isak, një shumë që mund të jetë problem për Liverpool.
Sipas talkSPORT, Liverpool mund të përpiqet të përfshijë lojtarë në ofertën e tyre për sulmuesin suedez. Verën e kaluar, Newcastle ishte afër nënshkrimit me Joe Gomez, ndërsa mbrojtësi tjetër Jarell Quansah u përmend si pjesë e një marrëveshjeje për të sjellë Anthony Gordon në Anfield. Tani të dy mund të përfshihen në një ofertë për Isak.
Isak pritet të jetë një nga lojtarët më të kërkuar këtë verë pas paraqitjeve mbresëlënëse me Newcastle.
Në sezonin 2024/25, sulmuesi suedez ka shënuar 23 gola dhe ka dhënë 5 asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat.
Duke folur për Isak këtë muaj, eksperti i transferimeve Fabrizio Romano tha:
“Arsenal dëshiron Isak, ndërsa Benjamin Sesko është një tjetër emër në listë. Liverpool gjithashtu është i interesuar dhe ka zhvilluar kontakte me njerëzit afër lojtarit.”
“Të dy klubet janë të interesuara për Alexander Isak. Për Arsenal, ai është objektivi kryesor, ndërsa për Liverpool ai është një nga opsionet e mundshme për atë pozicion. Do të shohim çfarë do të vendosë Newcastle, pasi ata insistojnë ta mbajnë lojtarin. Por kur ka para të rëndësishme në tavolinë, gjithçka mund të varet nga rregullat e fair-play-it financiar”, shtoi Romano. /GazetaExpress/