Liverpooli e Aston Villa, në garë për Rashicën - Gazeta Express
string(45) "liverpooli-e-aston-villa-ne-gare-per-rashicen"

Gazeta Express

23/03/2020 14:40

Liverpooli e Aston Villa, në garë për Rashicën

Gazeta Express

23/03/2020 14:40

Werder Bremeni do të ishte i gatshëm ta shesë gjatë verës që vjen yllin kosovar për 38 milionë euro

Liverpool dhe Aston Villa janë duke e udhëhequr garën për Milot Rashicën, shkruan Gazeta Express.

Ylli kosovar është bërë objektiv i klubeve angleze falë paraqitjeve mbresëlënëse me Werder Bremenin.

Edhe pse ekipit gjerman nuk po i ecën punët mirë, futbollisti vushtrrias ka qenë i vetmi që ka shfaqur formë optimale.

“Reds” janë të interesuar ta përforcojnë fazën e sulmit, ndërsa Aston Villa do t’ia mësynte atij nëse nuk bie në Championship.

Liverpooli e sheh atë si zëvendësues të Xherdan Shaqirit, i cili pritet të largohet nga kampioni evropian dhe botëror.

23 vjeçari do t’i kushtonte Liverpoolit ose Aston Villës 38 milionë euro.

Rashica i ka realizuar 10 gola dhe i ka dhuruar 5 asistime në 24 ndeshje këtë sezon.

Përfaqësuesi kosovar e kishte nisur karrierën tek Vushtrria, ndërsa më pas ishte transferuar në Holandë tek Vitesse.

E më tej në vitin 2018 tek Werder Bremeni, ku është përmirësuar gradualisht. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement