string(44) "liverpooli-e-gjen-zevendesuesin-e-arnoldit-2"

Liverpooli e gjen zëvendësuesin e Arnoldit

Sport

Gazeta Express

31/03/2025 20:49

Liverpooli pritet që t’i nënshtrohet disa ndryshimeve të mëdha në verë të cilat mund të kenë një efekt të drejtpërdrejtë tek Barcelona dhe klubet e tjera evropiane.

Trent Alexander-Arnold raportohet se është shumë afër transferimit tek Real Madridi, pasi kontrata e tij në ‘Anfield’ do të skadojë në qershor.

Lexo Edhe:

‘Los Blancos’ gjatë afatit kalimtar të janarit kishin testuar ujërat me një ofertë për reprezentuesin anglez, por ajo u refuzua nga Liverpooli.

Kjo do të lë një vend vakant në krahun e djathtë të mbrojtjes, me Arne Slot që ka identifikuar Jeremie Frimpong (Bayer Leverkusen) si një kandidat të mundshëm.

Sidoqoftë, mbrojtësi holandez nuk është i vetmi në listën e dëshirave të Slot, pasi mediumi rumun ProSport ka raportuar se edhe Andrei Ratiu (Rayo Vallecano) është gjithashtu një objektiv.

Barcelona është lidhur fortë me një transferim të mundshëm të Ratiut, veçanërisht mes pasigurisë që është krijuar për të ardhmen e Jules Kounde.

Rayo Vallecano tashmë është në dijeni të interesimit nga klubet e mëdha evropiane për Ratiun, por ata nuk do të pranojnë largimin e tij pa një shifër të lartë parash.

Një kualifikim i mundshëm në Evropë do të rriste shanset e tyre që të mbajnë 26-vjeçarin në ekip, teksa sipas raportimeve të fundit kartoni i tij vlerësohet të paktën 25 milionë euro.

Për më shumë, edhe dyshja tjetër angleze Manchester City dhe Tottenhami janë gjithashtu të interesuara për shërbimet e rumunit.