Liverpooli mund ta blejë dhe ta huazojë më pas Wernerin - Gazeta Express
string(55) "liverpooli-mund-ta-bleje-dhe-ta-huazoje-me-pas-wernerin"

Gazeta Express

09/03/2020 17:00

Liverpooli mund ta blejë dhe ta huazojë më pas Wernerin

Gazeta Express

09/03/2020 17:00

Plani i “Reds” është që ta blejnë përfaqësuesin gjerman e më pas ta huazojnë atë pikërisht tek Leipzigu për një vit

Timo Werner mund ta kalojë edhe sezonin e ardhshëm në Leipzig, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, Liverpooli po planifikon ta blejë sulmuesin gjerman, e më pas ta huazojë atë për një vit pikërisht tek klubi gjerman.

Për këtë është i bindur tabloidi gjerman, “Bild”. Mirëpo, Werner pëlqehet edhe nga klubet tjera të mëdha evropiane, të cilat e duan menjëherë në ekipet e tyre.

Werner është sot njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement