Liverpooli e ka pësuar humbjen e parë në udhëtim këtë edicion në Premier League të Anglisë.
Liverpooli pësoi 3:2 nga Fulhami të dielën pasdite. Me fitore, Fulhami ka mbajtur gjatë ëndrrën evropiane.
Liverpooli e nisi më mirë ndeshjen. Në minutën e 14-të shënoi golin e epërsisë 1:0 nëpërmjet Alexis Mac Alister. Por Fulhami reagoi shpejtë. Shënoi tri gola në pjesën e parë. Fillimisht shifrat i barazoi me golin e Rayan Sessegnonit në minutën e 23-të, ndërsa Alex Iëobi shënoi golin për 2:1 në minutën e 32-të. Pesë minuta më vonë, Fulhami shënoi edhe golin e tretë që doli të ishte i fitores. Rodrigo Muniz shënoi për 3:1.
Shpresat për ndonjë pikë Liverpoolit ia ngjalli Luis Diaz. Ai shënoi golin e dytë për Liverpoolin në minutën e 72-të për rezultatin përfundimtar, 3:2.
Liverpooli mbetet në vendin e parë me 73 pikë. Është 11 pikë më shumë se përcjellësi i parë për titull, Arsenalit. Skuadra e Arsenalit të shtunën barazoi 1:1 kundër Evertonit.