Kur po përfundon pjesa e parë, Liverpooli është duke pësuar 3:1 në udhëtim ndaj Fulham, në kuadër të javës së 31-të në Premierligë.
Mac Allister kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 14-të, por më pas skena ishte për vendasit, shkruan Gazeta Express.
Sessegnon barazoi shifrat në minutën e 23-të, kurse nëntë minuta më pas Iëobi përmbysi rezultatin dhe kaloi Fulhamin në epërsi.
Në minutën e 37-të, Rodrigo Muniz realizoi për 3:1.