Nga stadiumi ku u luajt ndeshja Kosovë-Sllovaki, në Bratisllavë, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “fitorja është fjala jonë e vetme!”.
Postimi i tij në “Facebook”:
“Fitorja është fjala jonë e vetme! Krenar me juve shqiponja, sonte e keni shkruar historinë e sportit të shtetit tonë. Futbolli është më shumë se lojë, ju lumtë. Shihemi në ndeshjen me Turqinë!”, ka shkruar ai.
Kosova të martën do ta luajë ndeshjen e madhe finale të “play-offit” për Botëror. “Dardanët” do të kenë punë me Turqinë, në këtë duel të madh e historik./GazetaExpress/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...