Llapjani e rreh ish-gruan, e bën për spital - Gazeta Express
string(42) "llapjani-e-rreh-ish-gruan-e-ben-per-spital"

Gazeta Express

03/12/2019 9:50

Llapjani e rreh ish-gruan, e bën për spital

Gazeta Express

03/12/2019 9:50

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Komunën e Podujevës një person, pasi që pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten, shkruan Gazeta Express.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, shkruhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor, derisa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 02.12.2019 – 08:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement