Skuadra e Paris Saint-Germainit u tall me superyllin e Borussia Dortmundit, Erling Haalandin, pasi e eliminuan gjigantin gjerman nga Liga e Kampionëve pas fitores të së mërkurës.
Dy golat e shënuara nga Erling Haaland ia kishin dhënë Dortmundit epërsinë me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, para ndeshjes kthyese që u zhvillua pa tifozë në Francë, transmeton Gazeta Express.
Ylli norvegjez ka qenë në qendër të vëmendjes në futbollin evropian këtë sezon, për shkak të formës së mrekullueshme që ka shfaqur si në fillim të sezonit me RB Salzburgun e pastaj sërish në pjesën e dytë të sezonit me Dortmundin, që e zgjodhi para Manchester Unitedit.
Haaland është i njohur edhe për festimin e tij të zakonshëm – qëndrim në pozitë meditimi – dhe Neymari e imitoi sulmuesin në minutën e 26-të, duke festuar njëjtë si norvegjezi pas golit të tij të parë.
Ky veprim u vlerësua i çuditshëm nga tifozët në rrjete sociale për shkak se në stadium nuk kishte tifozë, mirëpo gjërat u bënë edhe më të çuditshme pas përfundimit të ndeshjes, pasi që festimin e Haalandit e imituan të gjithë lojtarët e PSG-së.
Mbappe and co mocking Haaland’s celebration.
— Jamey Cane – FutEconomist (@FUT_Economist) March 12, 2020
Might be jumping the gun a bit here, but I wouldn’t mind if this turns into the next generation’s Messi vs. CR7 rivalry.
pic.twitter.com/dcsJZLwOQE
Megjithatë, Paris Saint-Germaini do të shpresojë që ta vazhdojë garën edhe përtej fazës çerekfinale, ku u kualifikua me fitoren e së mërkurës me rezultat 2:0, falë golave të Neymarit dhe Juan Bernat. /Gazeta Express/