string(70) "lojtari-i-serie-a-me-kafshim-zombie-detyrohet-te-leshoje-nje-deklarate"

Futboll

Gazeta Express

31/03/2025 14:39

Lojtari i Serie A me “kafshim zombie” – detyrohet të lëshojë një deklaratë

Futboll

Gazeta Express

31/03/2025 14:39

Një lojtar i Serie A është detyruar të lëshojë një deklaratë pas një imazhi të tij që bëri xhiron e internetit.

Të shtunën, Bologna luajti kundër Venezia në Serie A në Stadio Pierluigi Penzo.

Lexo Edhe:

Bologna fitoi 1-0 falë golit të Riccardo Orsolini në minutën e 49-të.

Gjatë ndeshjes, tifozët reaguan shpejt në mediat sociale pasi panë një foto të qafës së sulmuesit të Bologna-s, Jens Odgaard.

Danezi u pa me një shenjë të madhe të kuqe në pjesën e pasme të qafës, dhe imazhi shkoi menjëherë viral.

Pas spekulimeve të tifozëve që shenja mund të ishte një “kafshim zombish” ose një “kafshim peshkaqeni”, Odgaard u detyrua të shpjegonte çështjen.

Ylli i Bologna-s, Jens Odgaard, u përgjigj pas që imazhi shkoi viral në mediat sociale.

Duke iu drejtuar mediave sociale, 26-vjeçari shkroi: “3 pikë pas një ndeshje në vend të vështirë! Është thjesht një medikament që po përdor për qafën time, asgjë serioze”.

Derimë tani në sezonin 24/25, Odgaard ka realizuar gjashtë gola dhe tre asistime në 31 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Si rezultat i fitores ndaj Venezia-s, Bologna u ngjit në vendin e katërt në tabelën e Serie A dhe është dy pikë pas Atalantës.

Skuadra e Vincenzo Italiano do të synojë të mbyllë sezonin në një formë të lartë dhe të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Bologna ishte pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm të klubeve në Evropë këtë sezon, por dështoi të kalonte në fazën tjetër pas përfundimit në vendin e 28-të.

Ata arritën të mblidhnin vetëm gjashtë pikë nga tetë ndeshje, me një rekord prej një fitoreje, tre barazimesh dhe katër humbjesh.

Gjatë fazës së grupeve, Bologna u mund nga skuadra si Liverpool, Aston Villa, AS Monaco dhe Lille, por arritën të mundin gjigantët gjermanë, Borussia Dortmund.

Ndeshja e radhës për Bologna-n do të jetë kundër Empoli në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë të martën në mbrëmje në Stadio Carlo Castellani. /GazetaExpress/